Ballina Flash

Benzema në historinë e “Real Madrid”

TIRANË, 23 pPrill /ATSH/ – Karim Benzema është bërë lojtari i parë i “Real Madridit”, që ka shënuar tetë gola radhazi, pa asnjë ndalesë. 31-vjeçari ka shënuar tetë golat e fundit të “Los Blancos”, diçka që ndodh për herë të parë në historinë 117-vjeçare të klubit.

Edhe legjenda e vërtetë e Merengues, Cristiano Ronaldo, golashënuesi kryesor i të bardhëve gjatë gjithë historisë, nuk ishte në gjendje ta arrinte këtë rekord.

Kjo seri golash të Benzema filloi katër javë më parë, kur shënoi në minutën e fundit të fitores 3-2 kundër “Huesca”. Francezi shënoi pastaj në humbjen 2-1 ndaj “Valencias”, para dopietës në fitoren 2-1 ndaj “Eibar”.

Benzema shënoi edhe në barazimin 1-1 kundër “Leganes”, të hënën, por e bëri të vetën “skenën” mbrëmë, duke ralizuar një “hat-trick” kundër “Atletico Bilbao”.

Benzema e ka gjetur 30 herë rrugën e rrjetës në 50 ndeshje të luajtura këtë sezon, duke qenë zëvendësuesi më dinjitoz i Cristiano Ronaldos në “Santiago Bernabeu”, pasi portugezi shkoi te “Juventusi” verën e vitit të kaluar.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTabaku: Nuk do ketë zgjedhje pa opozitën
Artikulli tjetërMaliq/ Investime për përmirësimin e jetës së mbi 50 mijë banorëve