Ballina Flash

Sindikata e Arsimit në Shkodër: Zhvendosja e DAR në Lezhë, vendim politik

TIRANË, 20 prill/ATSH/- Kryetari i sindikatës së arsimit në Shkodër, Arjan Peraj, reagoi sot pas vendimit  për transferimin e drejtorisë arsimore rajonale nga Shkodra në Lezhë.

“Shkodra meriton të jetë qendra e arsimit shqiptar. Shkodra ka 1140 mësues. Nxënësit janë në mazhorancë në Shkodër në krahasim me ata të Lezhës. Ky është një vendim politik”, theksoi Perraj.

Peraj paralajmëroi dhe protesta të mësuesve për shkak se nuk janë shpërndarë shtesat e pagave të cilat janë premtuar.

“Në ditët në vijim do të vijojmë protestat. Kemi shtesën e pagës që na e premtuan dhe s’na u dha. Sa më shpejt të veprojmë aq më mirë për ne”, tha ai./k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKompozimet e Memli Kelmendit, në ansamblin francez “Sottovoce Ensemble”.
Artikulli tjetërKrimet e luftës në Kosovë, ​Jahjaga do të dëshmojë para Kongresit amerikan