Ballina Bota

ROMË – Katari kërkon zbatimin e embargos për armët në Libi

ROMË, 16 prill /ATSH-AFP/ – Ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, Mohammed ben Abdelrrahmane Al-Thani kërkoi një zbatim rigoroz të embargos së OKB-së për importet e armëve në Libi, në një intervistë për të përditshmen italiane ‘’La Repubblica’’.

Ai theksoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërpresë luftimet duke e bërë faktike embargon edhe ndaj Haftarit dhe duke parandaluar që këto shtete që e pajisën me municione dhe armatime shumë moderne.

I pyetur nëse i referohej Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Egjiptit, ai u përgjigj se po konstatonte se këto tre shtete janë ato me të cilat Haftar ka kontakte të ngushta dhe se ata kanë interes për krijimin e një regjimi sipas modelit të tyre në Libi./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPakti për Universitetin, prezantohet modeli i Kartës së Studentit
Artikulli tjetërMblidhet në Tiranë forumi i shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor