Ballina Flash

Shkodër, finalizohet operacioni për kapjen e të kërkuarit

TIRANË, 15 prill/ATSH/ – Policia e Shkodrës ka finalizuar të hënën me sukses operacionin policor të koduar “Gruda”, ku u arrestua Valter Ksolla, autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur me datë 6 maj 2017, ku ka mbetur i plagosur shtetasi Nelson Hysa.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, pasi ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të “Vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim” mbetur në tentative, dhe “Prodhimi e mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Gjithashtu si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit N. K., 32 vjeç dhe K. K., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, për veprat penale të “Përkrahja e autorit të krimit”, “Prodhimi e mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarake” dhe “Kanosja”, pasi këta dy shtetas kishin strehuar në banesën e tyre shtetasin në kërkim V. K, dhe dyshohet se me datë 14.04.2019 kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit L. A., 50 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIKMT kallëzon penalisht kryetarin e bashkisë Kavajë 
Artikulli tjetërBonati: Ndërprerje të kontratave koncesionare për 17 HEC-e