TIRANË, 13 prill/ATSH/ Presidenti Ilir Meta bëri thirrje sot që “protesta të vijojë paqësore dhe të evitohen konfrontimet”.
Demonstruesit e opozitës së bashkuar janë mbledhur sot pasdite në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar kundër qeverisë.
Protestuesit, disa prej të cilëve edhe të maskuar, kanë ndezur flakadanë, ndërsa disa të tjerë kanë hedhur shashka, tymuese, kapsolla dhe bojë në drejtim të policisë dhe të godinës së Kryeministrisë.
/m.m/ /a.g/






















