TIRANË, 12 prill/ATSH/ Me ndërmjetësimin e Zyrës së Punës, tre të rinj u punësuan në Institutin e Statistikave Shkodër.
Antoni, Xhersi dhe Sokoli janë 3 të rinjtë që besuan se bashkëpunimi me Zyrën Punës, do të ishte rruga e duhur drejt një punësimi të suksesshëm.
Falë bashkëpunimit me Institutin i Statistikave Shkodër, Zyra e Punës ndërmjetësoi me sukses për punësimin e tyre në pozicionin e nëpunësit pranë këtij Instituti.
Vetëm gjatë javës së parë të muajit prill, në gjithë vendin janë punësuar 589 persona përmes Zyrave të Punës. /j.p/
/m.m/






















