TIRANË, 10 prill /ATSH/ – Christian Panucci shumë shpejt do të rikthehet në stol.
Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare, i cili u përfol si pasuesi i Eusebio Di Francescos në stolin e “Romës” do të jetë pjesë e klubit verdh e kuq sezonin e ardhshëm, por jo për të drejtuar skuadrën e parë, por atë U-23.
“Roma” i ka besuar Panuccit një projekt shumë të rëndësishëm pasi sezonin e ardhshëm. “Roma” do të ketë edhe skuadrën U-23, e cila do të regjistrohet në Serie C, ashtu siç bëri “Juventusi” në këtë sezon dhe Panucci është i përzgjedhuri për të drejtuar skuadrën B të “Romës” në këtë rrugëtim dhe për të furnizuar ekipin e parë me sa më shumë talente.
Duke iu referuar atyre çfarë shkruajnë mediet italiane, ashtu si edhe te Shqipëria, edhe në këtë eksperiencë të re ndihmësi i Panuccit do të jetë Marco Casetti.
/gj.m/ /a.g/














