Ballina Flash

Policia: 66 procedime në 24 orët e fundit

TIRANË, 10 prill/ATSH- A. Fortuzi/- Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 66 shtetas, 15 janë arrestuar në flagrancë, 46 ndiqen në gjendje të lirë, 3 janë ndaluar dhe 2 janë të kapur.

Sipas njoftimit të Policisë, janë ndalur 3 shtetas në kërkim: 2 persona në Tiranë, një i dënuar për veprën penale “Mashtrimi” dhe një i dënuar për veprën penale “Përndjekja”, si edhe një person në Krujë i dënuar për veprën penale “Vjedhje”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste në qarkun Tiranë, me 4 autorë të arrestuar dhe 2 autorë që procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 11 raste, 5 raste të “Kanosje” janë evidentuar në qarkun Tiranë, Elbasan, Korçë dhe 1 rast në qarkun Vlorë, ku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Janë evidentuar 8 raste të “Dhunës në familje”, me një autor të arrestuar në qarkun Vlorë dhe janë plotësuar 7 kërkesë – padi për urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 11 raste, 2 raste në Tiranë me 2 autorë që procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në Durrës dhe 1 rast në Shkodër, ku autorët procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në Krujë me një autor të arrestuar dhe 6 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Është evidentuar 1 rast i “Ndërtimi pa leje”, në qarkun Elbasan, ku autori procedohet në gjendje të lirë. Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 5 raste aksidentesh me 4 të lënduar jashtë rrezikut për jetën. Janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur, në qarqet Tiranë, Durrës dhe Berat.

Janë evidentuar 2 drejtues mjeti të pa pajisur me leje drejtimi, 1 rast në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 1 rast në Berat, ku autori procedohet në gjendje të lire, teksa vijon pa ndërprerje puna e policisë për monitorimin e akseve rrugore kryesore për parandalimin e aksidenteve.

Po ashtu sipas komunikatës së policisë, janë proceduar 8 shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit. Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 3 raste, 1 rast në Tropojë, ku autori është arrestuar, dhe 2 raste të tjera në Sarandë dhe Gjirokastër, ku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDurrës/Investim strategjik në sistemin e ujit, përfitojnë 300 000 banorë
Artikulli tjetërFOTO/ Forcim i bashkëpunimit mes autoriteteve të Sigurimit Kombëtar të vendeve të Europës Juglindore