LOZANË, 9 prill /ATSH-AFP/ – Përveç Elton John, Joan Baez dhe Anita Baker në turin e lamtumirës, edicioni i 53-të i festivalit të xhazit në Montrë nga 28 qershori deri në 13 korrik, do të ftojë gjithashtu të performojnë disa nga legjendat e muzikës, si Sting, ZZ Top, Quincy Jones apo Lauryn Hill.
‘’Do të ketë një paradë personalitetesh, legjendash të vërteta, artistësh që i kanë rezistuar kohërave dhe kanë lënë gjurmë në historinë e muzikës, secili në fushën dhe stilin përkatës’’, pohon në një intervistë dhënë medias, Mathieu Jaton, drejtori i këtij eventi kulturor nga më të rëndësishmit, i krijuar në 1967.
Tre artistë do të performojnë si pjesë e turneut të tyre të lamtumirës, ylli britanik, Elton John (29 qershor), ikona amerikane e muzikës folk Joan Baez (3 korrik) dhe vokalistja e “Sweet Love”, këngëtarja amerikane e R&B Anita Baker (10 korrik).
Prekja femërore do të kompletohet nga ish-këngëtarja e Fugees, Lauryn Hill dhe nga një afishim i dyfishtë në sallën e madhe të auditorit Stravinski, ku propozot Lizzo dhe Janelle Monae me një performancë brilante në formë homazhi për mentorin e tyre, Prince./ /v.b/ a.jor.























