TIRANE, 27 Prill/ATSH/- Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash.
Sipas shërbimit meteorologjik, përgjatë orëve të mesditës dhe pasdites parashikohen reshje shiu lokale në zonën e Veriut dhe në pjesën lindore.
Baza e reve të ulta do të jetë 1000 metër. Era do të jetë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-15 m/sek. Deti i forcës 4 me lartësi dallge 2.2 metër. Shikimi 8-20 km. Mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Temperaturat parashikohen:
Vendet Malore 13/30
Vendet e Ulta 14/31
Vendet Bregdetare 17/29 /a.g/























