Ballina Flash

Bashkia e Tiranës i përgjigjet komunitetit, fillon ndërtimin e Kopshtit nr.58 në Kodër-Kamëz

TIRANË, 7 prill/ATSH/ – Krahas shkollës së re në Kodër-Kamëz, bashkia e Tiranës ka hapur këto ditë themelet për ndërtimin e Kopshtit nr.58, një kërkesë kjo e vazhdueshme e komunitetit të kësaj zone.

Objekti i ri është planifikuar të jetë me dy kate, ndërkohë që aktualisht po kryhen punime ndërtimi dhe në vijim punimet elektrike, punime hidraulike, sistemi i ngrohjes dhe sistemim i jashtëm i sheshit.

Me vëmendjen e shtuar te bashkia Tiranë, banorët e Institutit Bujqësor dhe Kodër-Kamëzës, përfituan nga projekti i rehabilitimit të Lumit të Tiranës, përfituan objektin shtesë me 17 klasa mësimore në shkollën “Isa Boletini”, me terrene sportive e sistem ngrohje si shkollat më model në kryeqytet.

Në këto katër vite, bashkia e Tiranës i ka kushtuar vëmendje të veçantë edhe përmirësimit të infrastrukturës për institucionet e edukimit, duke filluar nga çerdhet, kopshtet dhe shkollat. Falë projektit “Adopto një çerdhe” apo “Adopto një kopsht”, janë rikonstruktuar pothuajse të gjitha objektet ekzistuese ndërkohë që janë ndërtuar edhe një numër i konsiderueshëm çerdhesh dhe kopshtesh jo vetëm brenda vijës së verdhë, por edhe jashtë saj.

/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPakti për Universitetin, 459 studentë ekselentë u punësuar në Administratë në dy muaj
Artikulli tjetërFOKUS- Rritet numri i turistëve të huaj në maratonën e Phenianit