Ballina Flash

Pacolli takon zëvendëskryeministrin e Libanit

PRISHTINË, 6 prill /ATSH/ Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka takuar zëvendëskryeministrin e Libanit, Ghassan Hasbani, me të cilin kanë diskutuar potencialin për të ndërtuar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar si hap të parë në fillim të marrëdhënieve bilaterale.

Pacolli ka takuar zëvendëskryeministrin e Libanit në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Jordani, ku po merr pjesë me ftesë të mbretit Abdullahu ll. /KosovaPress/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpaho: Fabrikim shtetëror i një dëshmitari të rremë kundër opozitës
Artikulli tjetërBerat, ndërhyrje restauruese në banesën e Thanas Gjikës dhe familjes Cimbidhi