Ballina Flash

Së shpejti nis puna për stadiumin e Kukësit

TIRANË, 5 prill/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama siguroi sot se “së shpejti Kukësi do të ketë stadiumin e ri me standarde ndërkombëtare”.

Në një takim me banorët e Kukësit, në kuadër të turit “Bashkia që duam”, Rama tha se “jemi duke përfunduar projektin e stadiumit, pasi Kukësi meriton një stadium të ri”.

“Ne e kemi vendosur fondin në dispozicion, do ta vendosë edhe FSHF dhe së shpejti do të fillojmë punën e stadiumit të ri që do të ketë standarde ndërkombëtare”, – tha Rama.

Ai theksoi se edhe stadiumi i ri do të ndihmojë ekonominë vendase dhe biznesin ashtu siç ka ndodhur në Elbasan edhe në Shkodër. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKapshticë, kapet 68 kg lëndë narkotike e fshehur në automjet
Artikulli tjetërPlotësisht dakord me BE-në, koha që palët të dialogojnë