Ballina Flash

Dua Lipa pjesë e filmit ”Bond 25”

TIRANË, 4 prill /ATSH/ – Këngëtarja me origjinë shqiptare do të këndojë kolonën zanore të filmit “Bond 25”, i fundit si agjenti 007 i Daniel Craig.

Kënga do të shoqërohet dhe me një videoklip, i cili do të nisë xhirimet në muajin gusht në Sassi di Matera dhe Marina di Pisticci në Itali.

Adele, Sam Smith, Jack White dhe Chris Cornell kanë qenë yjet e tjerë që kanë realizuar kolonën zanore të agjentit 007 në filmat e fundit.

Ky është një tjetër sukses për këngëtaren 23-vjeçare, e cila këtë vit për herë të parë arriti të rrëmbejë edhe dy çmime “Grammy”. /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTransformim i Pallatit të Sporteve në Tepelenën e rilindur
Artikulli tjetërSHBA – Pompeo: Ndërhyrja turke në Siri do të ishte shkatërruese