Transformim i Pallatit të Sporteve në Tepelenën e rilindur

TIRANË, 4 prill /ATSH/ – Rilindja e Tepelenës ka prekur edhe transformimin tërësor të Pallatit të Sporteve.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku shfaqen hap pas hapi punimet për transformimin e Pallatit të Sporteve në Tepelenën.

Pallati i Sporteve në Tepelenë është kthyer tashmë në një qendër të vërtet multifunksionale sportive.

‘Mirëmëngjes, dhe me këto pamje nga transformimi i Pallatit të Sporteve në Tepelenën e rilindur, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan Kryeministri Rama.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.