Ballina Flash

Pogradec/ Pastrohen plazhet buzë liqenit

TIRANË, 1 prill/ATSH/ – Në Pogradec po bëhen të gjitha përgatitjet për sistemimin e infrastrukturës përpara nisjes së sezonit turistik.

Konkretisht bashkia ka nisur punën intensive për pastrimin e vijës bregliqenore, ndërsa  njëkohësisht po punohet edhe për sistemimin e plazhit në zonat ranore.

Ndërhyrja synon që plazhi do jetë gati përpara çeljes të sezonit turistik. Qyteti i Pogradecit, i banuar që nga periudha neolitike, ndodhet i shtrirë në një peizazh mahnitës blu të liqenit dhe pranë kodrave të gjelbra të rrethuara nga disa male.

Liqeni i Ohrit, liqeni më i thellë në Ballkan, është krijuar para më shumë se 2 milionë vitesh dhe në brigjet e tij ndodhen disa monumente unike kulturore. /k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia rrugore vijon kontrollet, procedohen 20 drejtues mjetesh
Artikulli tjetërKëshilla për virozat e stinës së pranverës