Ballina Bota

SOFT NEWS – Votoi edhe pse është 107… vjeçe!

STAMBOLL, 1 prill /ATSH-AA/ – Sukriye Ozbay është një 107-vjeçare nga Sanliurfa e Turqisë, megjithatë ajo shfrytëzoi dje të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet lokale.

Në vendvotimin e saj, Ozbay ishte e shoqëruar nga e bija 80-vjeçare, Emine Ozbay.

Pas votimit, 107-vjeçarja u tha shkurt gazetarëve se atmosfera në ditën e zgjedhjeve është e bukur, ndërkohë që u dëshiroi fat të gjithë pjesëmarrësve në garën elektorale.

“Uroj që këto zgjedhje të sjellin lumturi për të gjithë ne. Jam e lumtur që votova”, tha Ozbay.

Ajo u tha gazetarëve se voton rregullisht që nga mosha 18-vjeçare./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPunësim nëpërmjet Zyrave të Punës, realitet i prekshëm
Artikulli tjetërBM – Gauke: May duhet të pranojë një Brexit më të butë