Ballina Flash

Rriten pensionet për të gjitha kategoritë

TIRANË, 28 mars /ATSH/- Nga 1 prilli i këtij viti rriten pensionet e të gjitha kategorive.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, tha sot se, “rritje të pensionit përfitojnë kategoritë e pensioneve të fshatit; pensionet për merita të veçanta, pensionet e posaçme, shtetërore apo shtesat e pensionit të posaçëm shtetëror”.

Denaj shpjegoi se, Vendimi i Këshillit të Ministrave ka përcaktuar që kjo rritje të jetë 2,8% për të gjitha kategoritë e pensioneve: për pensionet e plota, pensionet e pjesshme, pensionet e reduktuara dhe pensionet e parakohshme të pleqërisë, pensionet e invaliditetit, pensionet familjare dhe për vjetërsi shërbimi.

Pavarësisht kësaj rritjeje, sipas ministres, pensionistët do të vazhdojnë të marrin të ardhura të tjera që jepen me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave. /e.xh/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTotali i aktiveve të BSH-së, u rrit me 14 miliardë lekë në fund të vitit 2018
Artikulli tjetërRama takohet me ministrin holandez Graperhaus