Totali i aktiveve të BSH-së, u rrit me 14 miliardë lekë në fund të vitit 2018

TIRANË, 28 mars /ATSH/- Në fund të vitit 2018, totali i aktiveve të Bankës së Shqipërisë shënoi vlerën 547 miliardë lekë, ose 14 miliardë lekë më i lartë se në fund të vitit 2017.

Peshën më të lartë në totalin e aktiveve e zënë investimet në letra të huaja me vlerë, pjesë e rezervës valutore të Bankës së Shqipërisë, me 35%.

Këshilli Mbikqyrës i BSH-së, miratoi sot pasqyrat financiare të Bankës Qendrore për vitin 2018, që janë hartuar në përputhje me standardet ndërkombëtare të raportimit financiar (SNRF).

“Këto pasqyra janë audituar nga KPMG Albania sh.p.k., dhe së bashku me raportin e audituesit të pavarur, janë pjesë e Raportit Vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2018. Këto janë pasqyrat e para financiare të Bankës, në të cilat është aplikuar SNRF 9 “Instrumentet Financiare”, citon raporti i BSH-së. /e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.