UASHINGTON, 26 mars /ATSH-AFP/ – Gjyqtari i një gjykate tregtare në SHBA njohu sot shkeljen e patentave nga ana e “Apple” në konfliktin që e kundërve me kompaninë “Qualcomm” dhe rekomandoi një ndalim të pjesshëm të importimit të “iPhone” në vend.
“Rekomandoj që një urdhër përjashtimi i limituar (…) të imponohet kundër Apple”, theksoi gjyqtari MaryJoan McNamara në një dokument të Komisionit të Tregtisë Ndërkombëtare, me qendër në Uashington, që u publikua sot. /G.S/












