Ballina Flash

Korçë, vijon transformimi i parkut të qytetit

TIRANË, 26 mars/ATSH/ Në Korçë po vijon puna për sistemimin dhe transformimin e parkut të qytetit, në një park model me standarde europiane.

Aktualisht ka nisur puna për rehabilitimin e 2000 m2 sipërfaqe në parkun “Rinia”, ku janë mbjellë 50 fidanë të rinj, ndërsa po ndërtohet edhe një korsi e dedikuar për biçikletat.

Parku “Rinia” në Korçë, me një shtrirje prej 100 mijë metrash katrorë, është i veçantë sa i përket shumëllojshmërisë së drurëve dhe bimësisë.

Ai është krijuar 60 vjet më parë për të qenë mushkëria e Korçës në veriperëndim të qytetit dhe frekuentohet nga dhjetëra qytetarë të moshave të ndryshme.

Në fundjavë ai është edhe më i populluar nga shëtitjet e familjarëve, turistëve dhe aktivitetet sportive të të rinjve.

/m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestimet dyfishuan sipërfaqen e tokave bujqësore të ujitshme
Artikulli tjetërVlorë, përmirësim furnizimit me ujë për banorët e lagjes “11 Janari”