Ballina Bota

SHBA – Netanyahu për vizitë në Uashington

UASHINGTON, 20 mars /ATSH-ANSA/ – Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu do të pritet në Uashington nga presidenti amerikan,  Donald Trump javën e ardhshme.

Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se Trump do të pres në një vizitë zyrtare kryeministrin izraelit në datat 25 dhe 26 mars.

Dy liderët, thuhet në këtë deklaratë, do të kenë në qendër të bisedimeve problemet që lidhen me sigurinë e përbashkët dhe situatën në rajonin e Lindjes së Mesme.

Më 26 mars, parashikohet një darkë shtetërore në nder të kryeministrit izraelit. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë/ Veseli paralajmëron masa të ashpra ndaj korrupsionit dhe nepotizmit
Artikulli tjetërJERUZALEM – Fillojnë bisedimet për gazsjellësin Izrael-Europë