Ballina Flash

KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm

TIRANË, 19 mars /ATSH/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi unanimisht të hapë garën për plotësimin e pozicionit të Prokurorit të Përgjithshëm. Vendimi është marrë me votë unanime në mbledhjen e sotme të KLP-së, por shqyrtimi i kandidaturave do të nisë pas botimit të vendimit në Fletoren Zyrtare.

Rregullorja parashikon 4 kriteret kryesore për vlerësimin e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm: kriteri profesional, kriteri moral dhe ai i integritetit, vlerësimi organizativ dhe drejtues dhe elemente shtesë për vlerësim (përvojë në jetën akademike, tituj shkencorë).

Po ashtu, në mbledhjen e sotme, KLP miratoi me shumicë votash listën e magjistratëve prokurorë, udhëheqës për praktikën profesionale të kandidatëve për magjistratë të Shkollës së Magjistraturës. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak23 studentë ekselentë nisin punën, Manastirliu: “Pakti për Universitetin” jo në letër
Artikulli tjetërBB konfirmon uljen e papunësisë