Ballina Aktualitet

Protestat, Koçi: PD ka hallin e pushtetit

TIRANË, 17 mars/ATSH/  Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi duke u ndalur te protestat e zhvilluara nga ana e opozitës deklaroi se “rrëzimi i qeverive socialiste është pasion i vjetër i Partisë Demokratike”.

Koçi solli në vëmendje vitet 1998 si dhe 1999, kur në Shqipëri u strehuan mijëra familje të vëllezërve të Kosovës.

PD theksoi zëvendësministri, “dilte çdo ditë në demonstrata me sloganin “qeveri hajdute, qeveri komuniste, qeveri tradhëtare” kundër qeverise Majko, duke shtuar se

“kot bëjnë sikur mendojnë se kane hallin e “krimit, ata kanë vetëm hallin e pushtetit”.

/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUASHINGTON – SHBA-ja ul kohëzgjatjen e vizave turistike për shtetasit kubanë
Artikulli tjetërPas tre dekadash merr zgjidhje problemi i ujit të pijshëm në Poliçan