Ballina Bota

PARIS – Jelekverdhët shkatërrojnë ”Champs-Elysées”

PARIS, 16 mars /ATSH-AFP/ – Një numër i madh dyqanesh u grabitën dhe u dogjën sot pasdite në rrugën e njohur pariziane ”Champs-Elysées”, një tjetër shfaqje e dhunshme e jelekverdhëve në kryeqytetin e vendit.

”Sot në mëngjes, restoranti luksoz me famë ndërkombëtare ”Fouquet’s” u grabit, ndërkohë që pasdite u dogj”, thanë dëshmitarë të ndryshëm.

Edhe dyqanet e njohura ”Longchamp”, ”Foot Looker” dhe ”Léon de Bruxelles” patën të njëjtin fat, ndërkohë që nga jelekverdhët dëgjoheshin edhe thirrjet ”revolucion”.

Shumë dyqane të tjera u grabitën, sidomos ato të veshjeve./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHysi: Kjo është protestë e opozitës dhe jo e popullit
Artikulli tjetërVeliu viziton efektivët e lënduar gjatë protestës