Ballina Aktualitet

Nis protesta e opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

TIRANË, 16 Mars /ATSH/ -Mbështetësit e opozitës janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të nisur tubimin e paralajmëruar rreth orës 11.00 para kryeministrisë.

Protestues nga qytetet e vendit, janë nisur në orët e para të mëngjesit drejt kryeqytetit, për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga opozita.

Ndërkaq raportohet se rreth 1800 efektivë policie janë angazhuar për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj proteste, duke qëndruar përreth perimetrit të godinës së kryeministrisë.

Deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë dorëzuar mandatet e tyre dhe kërkesa e tyre është ngritja e një qeverie tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Qindra qytetarë shijojnë fundjavën në atraksionet që ofron kryeqyteti
Artikulli tjetërFOTO/Protestuesit marshojnë rreth kryeministrisë, kapsolla e flakadanë drejt godinës