TIRANË, 16 Mars /ATSH/ -Mbështetësit e opozitës janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të nisur tubimin e paralajmëruar rreth orës 11.00 para kryeministrisë.
Protestues nga qytetet e vendit, janë nisur në orët e para të mëngjesit drejt kryeqytetit, për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga opozita.
Ndërkaq raportohet se rreth 1800 efektivë policie janë angazhuar për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj proteste, duke qëndruar përreth perimetrit të godinës së kryeministrisë.
Deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë dorëzuar mandatet e tyre dhe kërkesa e tyre është ngritja e një qeverie tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
/gj.mima/
