Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, e hënë, 11 mars 2019

TIRANË, 11 mars/ATSH/ – Dita e hënë në vend do të vijë me vranësira deri të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, parashikohen reshjet e shiut në veri e pjesërisht qendër parashikohen me intensitet të ulët gjatë ditës dhe gradualisht deri në mbrëmje, intensiteti i tyre do të vijë në shtim, duke fituar territor dhe në jug. Reshjet e dëborës do të rikthehen në Alpe në orët e vona të datës 11 mars.

Kjo situatë do të shoqërohet me erë nga jugu, e cila do të jetë e vrullshme hera herës në bregdet, e shoqëruar me një valëzim të forcës 3.

Temperaturat parashikohen:

    

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/14 re shi rrufe
Kukës 10/11 re shi
Lezhë 9/16 re shi rrufe
Dibër 6/10 re shi
Durrës 9/16 shi diell
Tiranë 10/18 shi diell
Elbasan 9/16 shi diell
Berat 5/18 re diell
Vlorë 8/19 re diell
Korçë 6/13 shi diell
Gjirokastër 2/17 shi diell
Sarandë 10/19 shi diell

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: U larguam nga Kuvendi për të qenë në krah të qytetarëve
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 11.3.2019