TIRANË, 11 mars/ATSH/ – Dita e hënë në vend do të vijë me vranësira deri të dendura.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, parashikohen reshjet e shiut në veri e pjesërisht qendër parashikohen me intensitet të ulët gjatë ditës dhe gradualisht deri në mbrëmje, intensiteti i tyre do të vijë në shtim, duke fituar territor dhe në jug. Reshjet e dëborës do të rikthehen në Alpe në orët e vona të datës 11 mars.
Kjo situatë do të shoqërohet me erë nga jugu, e cila do të jetë e vrullshme hera herës në bregdet, e shoqëruar me një valëzim të forcës 3.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 9/14 | re shi rrufe |
| Kukës | 10/11 | re shi |
| Lezhë | 9/16 | re shi rrufe |
| Dibër | 6/10 | re shi |
| Durrës | 9/16 | shi diell |
| Tiranë | 10/18 | shi diell |
| Elbasan | 9/16 | shi diell |
| Berat | 5/18 | re diell |
| Vlorë | 8/19 | re diell |
| Korçë | 6/13 | shi diell |
| Gjirokastër | 2/17 | shi diell |
| Sarandë | 10/19 | shi diell |
