BRUKSEL (Belgjikë) – Pas dënimit të Mehdi Nemmouche për katër vrasje terroriste të kryera në 2014 në Muzeun hebre të kryeqytetit belg, Gjykata Penale jep vendimin për masën e dënimit.
BUKURESHT (Rumani) – Takim informal i ministrave të Çështjeve Europiane të BE-së.
BRUKSEL (Belgjikë) – Takim i ministrave të Financave të eurozonës.
MADRID (Spanjë) – Java e pestë e procesit gjyqësor të 12 liderëve katalanas për rolin e tyre në përpjekjen për shkëputje në tetor 2017.
UASHINGTON (SHBA) – Emisari amerikan për Korenë e Veriut, Stephen Biegun do të mbajë një fjalim gjatë një konference të think tank ‘’Carnegie’’.
FUKUSHIMA (Japoni) – Japonia përkujton tërmetin dhe cunamin që shkatërroi lindjen e vendit në 2011, duke regjistruar katastrofën më të rëndë bërthamore që nga koha e Çernobilit./ v.b/ a.jor.












