Ballina Bota

KV – Pheniani pranon dështimin e samitit Kim-Trump

SEUL, 8 mars /ATSH-AFP/ – Agjencia zyrtare koreano-veriore e lajmeve, KCNA pranoi zyratisht për herë të parë sot dështimin e samitit të fundit mes liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

”Opinioni publik këtu dhe jashtë vendit ndjen keqardhje duke kritikuar SHBA-në për samitin që mori fund pa një marrëveshje’’, shkruan në një editorial agjencia KCNA e cila nuk kishte përmendur deri më tani dështimin e takimit historik mes dy liderëve më 28 shkurt në Hanoi.

Donald Trump dhe Kim Jong-un u ndanë atëherë për një çështje që nuk pati zgjidhje, pas një samiti kushtuar dosjes delikate të denuklearizimit të Gadishullit Korean./ / v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMargariti: Gruaja krijuese e vlerave dhe motivuese drejt së bukurës
Artikulli tjetërRehabilitohet qendra shëndetësore në “Qytetin e Nxënësve”