Ballina Flash

Rama uron mësuesit për 7 Marsin

TIRANË, 7 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama uroi sot mësuesit në gjithë vendin me rastin e festës së 7 Marsit.

“Mirëmëngjes dhe Gëzuar Ditën e Mësuesit”, u shpreh Kryeministri Rama në urimin e tij.

Dita e mësuesit kujtohet sot me aktivitete të shumta në gjithë vendin, ndërsa vëmendja e qeverisë për arsimin është përkthyer vitet e fundit në investime të shumta në infrastrukturën arsimore.

Në mars të vitit 1887 në Korçë u hap Mësonjëtorja e parë shqipe. Në përkujtim të kësaj ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike, 7 marsi festohet në Shqipëri si Dita e Mësuesit. /m.m/ /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita e Mësuesit, Haradinaj uron nga shkolla “Hasan Prishtina”
Artikulli tjetërMeta uron 7 Marsin: Nderim përjetë mësuesve dhe pedagogëve