TIRANË, 7 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama uroi sot mësuesit në gjithë vendin me rastin e festës së 7 Marsit.
“Mirëmëngjes dhe Gëzuar Ditën e Mësuesit”, u shpreh Kryeministri Rama në urimin e tij.
Dita e mësuesit kujtohet sot me aktivitete të shumta në gjithë vendin, ndërsa vëmendja e qeverisë për arsimin është përkthyer vitet e fundit në investime të shumta në infrastrukturën arsimore.
Në mars të vitit 1887 në Korçë u hap Mësonjëtorja e parë shqipe. Në përkujtim të kësaj ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike, 7 marsi festohet në Shqipëri si Dita e Mësuesit. /m.m/ /a.g/
