Meta uron 7 Marsin: Nderim përjetë mësuesve dhe pedagogëve

TIRANË, 7 mars /ATSH/ -Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë mësuesit,  me rastin e 7 Marsit.

Kreu i Shtetit thekson se mësuesit përçuan dijen ndër breza duke konsoliduar vlerat qytetare dhe atdhetare.

“Të dashur mësues, pedagogë e profesorë shqiptarë: Gëzuar nga zemra 7 Marsin, Ditën e Mësuesit! Nderim përjetë, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës tuaj të ndritur dhe suksese në misionin fisnik të përçimit të dijes dhe vlerave qytetare e atdhetare”, shprehet Meta.

/a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.