TIRANE, 7 Mars /ATSH/ -Moti gjatë ditës së sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe kthjellime të pakta dhe afatshkurtra.
Sipas Shërbimit Meterologjik do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në zonën e Qendrës dhe Jugut. Në zonën e Veriut dhe kryesisht Veriperëndim reshjet do të jenë me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive kalimtare.
Reshje dëbore të dobta në Alpe dhe Verilindje në lartësi mbi 1500 metër.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-18m/sek. Deti i forcës 4-5 me lartësi dallge 2.8-3.8metër. Mjegull/mjegullinë nga reshjet me shikim 1-15km.
Temperaturat parashikohen:
Vendet malore 3°/8°C
Vendet e ulta 7°/16°C
Vendet bregdetare 8°/17°C /e.malaj/























