JERUZALEM – Një letër e Ajnshtajnit shitet në ankand për 100 000 dollarë

JERUZALEM, 6 mars /ATSH-AFP/ – Një letër e shkruar nga fizikani Albert Ajnshtajn u shit sot në ankand për 103 700 dollarë (rreth 83 500 euro) në Jeruzalem, raportoi media.

Dorëshkrimi mbi teorinë e relativitetit, i hartuar në gjuhën gjermane, u dërgua nga Albert Ajnshtajni në vitin 1928 në Berlin në adresë të një kolegut të tij matematikan. Blerësi ka preferuar të mbetet anonim.

Disa objekte të tjerë, në mesin e të cilëve kishte disa letra, autografe dhe foto të Çmimit Nobel 1921 në Fizikë, u shitën për disa mijëra dollarë.

”Këto letra nxjerrin në pah personalitetin kompleks të shkencëtarit të madh”, u shpreh për median drejtori i kompanisë së ankandeve Winner’s, Gal Wiener.

Në tetor 2017, një dorëshkrim i Albert Ajnshtanit për sekretin e lumturisë u shit në Jeruzalem për 1,56 milionë dollarë, pas një vlerësimi fillestar mes vlerës 5 000 dhe 8 000 dollarë.

Ajnshtajni refuzoi  të zgjidhej presidenti i parë i Shtetit të Izraelit, por ka qenë drejtuesi jo-rezident i Universitetit Hebraik të Jeruzalemit deri në vdekjen e tij në vitin 1955.

Arkivat e Ajnshtajnit janë të aksesueshme për hulumtuesit në kampusin e universitetit, i cili zotëron gjithashtu dorëshkrimin e teorisë së relativitetit./
/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.