Ballina Aktualitet

Mesi: T’i japim Shkodrës atë që meriton

TIRANË, 2 mars/ATSH/ Deputetja e Partisë Socialiste, Senida Mesi bëri thirrje sot që t’i jepet fund mendësive e ndasive politike dhe t’i jepet Shkodrës atë që ajo meriton”.

Mesi mori pjesë në Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste në Shkodër.

“Shkodra nuk është e PD-së, as e Voltanës, as e PS-së! Shkodra është e shkodranëve dhe Shkodra ka çfarë shet dhe i tregon gjithë shqiptareve. Shkodra s’ka derë e aq më pak çelës për ta hapë apo mbyllë, një derë që nuk ekziston”, tha Mesi.

Sipas saj, “Shkodra meriton zhvillim ekonomik dhe turistik, bashkëpunim rajonal dhe ndërbashkiak, mirëqënie për të gjithë shkodranët”./m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFtesa për dialog, Basha: Takimi i vetëm, ai me qytetarët në protestën e 16 marsit
Artikulli tjetërFOTO/ “Faraoni”, mesazhe sociale për publikun e vogël