Ballina Bota

LONDËR – Khan kërkon shtyrjen e Brexit

LONDËR, 1 mars /ATSH-AFP/ – Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan i kërkoi kryeministres britanike, Theresa May shtyrjen e datës së Brexit, planifikuar për më 29 mars, me arsyetimin se shefes së qeverisë nuk i mbetet më kohë për të ripunuar marrëveshjen e tërheqjes nga Bashkimi Europian.

‘’Është e qartë se ne nuk mund të arrijmë një marrëveshje të pakundërshtueshme të miratuar nga Parlamenti përpara 29 marsit’’, deklaroi për median, Sadiq Khan, një personalitet me peshë i laburistëve, partisë kryesore të opozitës britanike.

‘’Shpresoj që kryeministrja të dëgjojë zërin e arsyes’’, shtoi ai, me shpresën që ajo të shtyjë datën e daljes apo të tërhiqet nga procesi i largimit.

Një muaj nga Brexit, Britania e Madhe rrezikon një dalje nga BE-ja pa marrëveshje, pasi deputetët kundërshtuan masivisht në janar tekstin e negociuar me vështirësi mes Mayt dhe Bashkimit Europian./   /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProjekti, dixhitalizim arkivave tekniko-shkencore
Artikulli tjetërVeseli: Nuk do të lejojmë prishjen e marrëdhënieve me SHBA-të