Ballina Bota

BERLIN – Sërish probleme me avionin qeveritar gjerman

BERLIN, 1 mars /ATSH-AFP/ – Shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas u bllokua në Mali për shkak të një defekti në avionin e tij, një tjetër incident që i shtohet listës së zezë që po godet flotën qeveritare gjermane.

Maas kishte planifikuar të kthehej dje nga një vizitë disa ditore në Afrikën Perëndimore, ku zhvilloi takime me autoritetet e Sierra Leones, Burkina Fasos dhe në Malit.

‘’Avioni qeveritar që e transportonte u bë objekt i një avarie teknike dhe ministri u detyrua të zgjasë qëndrimin e tij në Bamako’’, njoftoi një zëdhënëse.

Ai pritet të rikthehet sot në Berlin.

Kjo avari i shtohet një liste të gjatë të problemeve teknike që trazojnë prej disa muajsh fluturimet e autoriteteve të qeverisë gjermane./ / v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak1 Marsi, Dita e Diskriminimit Zero
Artikulli tjetërISLAMABAD – Pakistani hap pjesërisht hapësirën ajrore