Ballina Flash

Leclerc thyen Hamilton në “Montmelo”

TIRANË, 28 shkurt/ATSH/- Ende nuk ka nisur sezoni i ri i Formula 1, por gara mes “Ferrarit” dhe “Mercedes” është ndezur. Piloti i ri i “kokëkuqes”,  Charles Leclerc, ka arritur një kohë të jashtëzakonshme në provat që po zhvillohen në “Montmelo”, duke lënë pas britanikun kampion bote, Lewis Hamilton të “Mercedes”.

Rezultati entuziazmoi edhe më shumë drejtuesit e “Ferrarit” pasi të dy pilotët ishin në kushte të barabarta gare, me goma mikes. Leclerc e mbylli provën e tij me kohën më të mirë 1:16:231 dhe realizoi 51 gjiro në pistë, ndërsa Hamilton 1:18.097 me 85 xhiro mbi supe.  “Ferrari” pra duket gati për të rivalizuar kampionët e botës së “Mercedes” dhe Leclerc, piloti i ri që mori vendin e Raikonen te shkueria Italiane, duket se do të marri menjëherë rolin e protagonistit dhe së-bashku me ish-kampionin e botës, Sebastian Wetell, duan ti tregojnë Hamilton  dhe Mercedes se këtë vit për të rifituar titullin duhet më parë të ballafaqohen me dyshen e “Ferrarit”

Kohët e arritura mëngjesin e sotëm

  1. Charles Leclerc (Ferrari) 1:16.231 (56 xhiro)
  2. Alexander Albon (Toro Rosso) 1:16.882 (75 xhiro)
  3. Lando Norris (McLaren) 1:17.084 (66 xhiro)
  4. Pierre Gasly (Red Bull) 1:17.091 (44 xhiro)
  5. Nico Hulkenberg (Renault) 1:17.496 (73 xhiro)
  6. Lance Stroll (Racing Point) 1:17.556 (37 xhiro)
  7. Antonio Giovinazzi (Alfa Romeo) 1:17.639 (49 xhiro)
  8. Lewis Hamilton (Mercedes) 1:18.097 (85 xhiro)
  9. George Russell (Ëilliams) 1:18.130 (45 xhiro)
  10. Kevin Magnussen (Haas) 1:18.199 (53 xhiro) /j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMJEKËSI – Arrat dhe bajamet ilaçi për diabetikët
Artikulli tjetërKompleks sportiv për shkollën “At Gjon Karma” në Shkodër