Ballina Flash

Kompleks sportiv për shkollën “At Gjon Karma” në Shkodër

TIRANË, 28 shkurt/ATSH/- Shkolla “At Gjon Karma” në njësinë administrative Guri i Zi është njëra prej atyre që do të përfitojnë nga projekti “Jeto me sportin” i bashkisë së Shkodrës.

Në këtë shkollë ka nisur puna për ndërtimin e kompleksit të ri sportiv, i cili do të jetë në shërbim të nxënësve por edhe të komunitetit të zonës veçanërisht gjatë pasditeve.

Përveç kësaj, do të kryhet një sistemin i plotë i oborrit, rrethimit dhe gjelbërimit të shkollës, duke e kthyer në një mjedis rekreativ për nxënësit.

Punimet janë ndjekur sot nga kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila është takuar dhe ka bashkëbiseduar me mësues, por edhe banorë të zonës.

Në shkollën “At Gjon Karma” do të ndërtohet një fushë futbolli dhe dy të tjera për lojërat me dorë, madje edhe tenis.

Po ashtu, do të krijohen kushte edhe për të gjithë ata që duan të ndjekin aktivitetet sportive edhe thjesht si spektatorë.

Fondi në dispozicion për transformimin e plotë të kësaj shkolle, arrin në 140 milionë lekë. /k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLeclerc thyen Hamilton në “Montmelo”
Artikulli tjetërShkëmbimi i automatizuar i të dhënave të ADN-së, Shqipëria më efikase në luftën ndaj krimit