Ballina Bota

GJERMANI – 13 000 viktima si pasojë e ndotjes së ajrit

BERLIN, 28 shkurt /ATSH-DPA/ – Rreth 43 000 persona pësuan një vdekje të parakohshme për shkak të pluhurit të imët dhe ozonit në Gjermani në vitin 2015, sipas një organizate kërkimore në Berlin.

Rreth 13 000 nga këto vdekje mund t’i atribuohen ndotjes nga mjetet e transportit, sipas një grupi studiuesish në Këshillin Ndërkombëtar mbi Transportin e Pastër (ICCT).

”Rreth 3,4 milionë njerëz në mbarë botën vdesin nga ndotja e ajrit, e cila është e lidhur me sëmundjet e zemrës, sëmundjet e mushkërive dhe diabetin’’, theksoi ICCT.

Përveç transportit, pluhuri i imët, i njohur edhe si lëndë grimcash, është krijuar nga bujqësia, fabrikat dhe termocentralet.

Studiuesit arritën në përfundimin se në vitin 2015 rreth 385 000 persona vdiqën në gjithë botën për shkak të grimcave dhe ozonit në sektorin e transportit./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump: Cohen ka gënjyer shumë përpara Kongresit
Artikulli tjetërKreu i delegacionit të PE-së: Zgjedhjet janë njohur, bojkoti pretendim për të vonuar integrimin