LONDËR, 28 shkurt /ATSH-ANSA/ – Debati mbi çështjet ekonomike britanike në sfondin Brexit ishte tema e ditës në Dhomën e Komuneve.
Udhëheqësi i laburistëve Jeremy Corbyn ka sulmuar kryeministren Theresa May duke denoncuar ngadalësimin e rritjes së vendit, vlerësuar nga Banka Qendrore e Britanisë në nivelin më të ulët të dekadës së fundit, dhe duke fajësuar politikave e dështuara të qeverisë May.
Corbyn ka raportuar të dhëna për rritjen e varfërisë në vend, numrin e të pastrehëve dhe fëmijët me probleme sociale.
May u përgjigj duke mbrojtur rezultatet makroekonomike të arritura nga konservatorët, duke përmendur disa masa sociale të njoftuara nga kabineti i saj dhe duke treguar trashëgiminë nga qeveritë e mëparshme të laburistëve./ /os/ a.jor.






















