LONDËR, 27 shkurt /ATSH-DPA/ – Kryeministrja Theresa May fitoi në votimin në Parlament kundër amendamentit të opozitës që kërkonte mbajtjen e Britanisë së Madhe në unionin doganor me BE-në pas Brexit.
Dhoma kryesore e Parlamentit, ajo e Komuneve, hodhi posht amendamentin e laburistëve, partia kryesore opozitare, në lidhje me Brexit me 323 vota kundër 240.
Lideri i laburistëve, Jeremy Corbyn tha para votimit se ai do të kërkojë një referendum të dytë mbi Brexit nëse propozimi i partisë së tij humbiste në Parlament. /G.S/












