PEKIN, 27 shkurt /ATSH-AFP/ – Ministrat kinezë dhe rusë të Punëve të Jashtme u shprehën sot mjaft të vendosur kundër çdo veprimi ushtarak në Venezuelë, ndërsa presidentit Nicolas Maduro i është kërkuar të japë dorëheqjen nga SHBA-ja.
Administrata Trump, armiqësore ndaj liderit socialist, e cilëson të paligjshme rizgjedhjen e tij të fundit.
Më 23 janar, ajo njohu liderin e opozitës, Juan Guaido si president i përkohshëm.
Uashingtoni deklaroi se nuk përjashtonte asnjë alternativë, përfshirë atë ushtarake.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pohoi me siguri se ditët e Maduros janë të numëruara./ /v.b/ a.jor.






















