Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 27.02.2019

HANOI (Vietnam) – Samiti i dytë mes Kim Jong Un dhe Donald Trump në Vietnam.

LONDËR (Britani e Madhe) – Votim në Parlamentin britanik për strategjinë e Brexit.

MADRID (Spanjë) – Java e 3-të e procesit gjyqësor të 12 liderëve katalanas për rolin e tyre në përpjekje për shkëputjen e vendit në tetor të 2017.

MADRID (Spanjë) – Ish-kryeministri Mariano Rajoy dëshmon në procesin e indipendentistëve katalanas.

MOSKË (Rusi)  – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu takon presidentin rus Vladimir Putin në Moskë.

MADRID (Spanjë) – Kryeministri Pedro Sanchez i përgjigjet pyetjeve të deputetëve në lidhje me përgatitjet në rast Brexit pa marrëveshje dhe krizës në Venezuelë.

PARIS (Francë)  – Presidenti francez, Emmanuel Macron pret në takim kancelaren gjermane, Angela Merkel.

UASHINGTON (SHBA) – Ish-avokati i Donald Trump, Michael Cohen dëshmon gjatë një dëgjese publike para një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e mërkurë, 27 shkurt 2019
Artikulli tjetërKosova sot e nesër mot me vranësira dhe diell, dëborë në perëndim të vendit