Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 27 shkurt 2019

TIRANË, 27 shkurt /ATSH/ – Moti ditën e sotme parashikohet kryesisht i kthjellët në Ultësirën Perëndimore dhe vijën bregdetare ndërsa në verilindje, lindje e juglindje mot kryesisht i vranët me intervale me diell.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje bore me intensitet të dobët në verilindje dhe mjegullinë lokale. Parashikohen ngrica në relievet malore për shkak të temperaturave në vlera negative.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Verilindje 2-10 m/sek, por herë pas here përgjatë vijës bregdetare përkohësisht deri 25 m/s gjatë ditës.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-4 ballë me lartësi vale 0.6-1.8 metra.

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 2/13 re diell
Kukës -2/7 re diell borë
Lezhë 4/13 re diell
Dibër -2/5 re diell borë
Durrës 3/14 re diell
Tiranë 3/15 re diell
Elbasan 2/13 re diell
Berat 1/16 re diell
Vlorë 3/16 re diell
Korçë -2/7  re diell
Gjirokastër -1/16 re diell
Sarandë 2/16 re diell

/e.malaj/ /a.g/ 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDorëzimi i mandateve, Kukan: Parlamenti vendi ku zgjidhen mosmarrëveshjet
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 27.02.2019