MOSKË, 25 shkurt /ATSH-ANSA/ – Gafë ”hapësinore” është e përshtatshme të thuhet për Roscosmos, ekuivalenten ruse të NASA-s.
Faqja e saj e re e tij e internetit u krijua në fund të muajit nëntor 2018 dhe në seksionin kushtuar historisë së misioneve nuk ka përmendur asnjë gjë për vitin 1961.
Në vitin 1961, për saktë më 12 prill, Juri Gagarin u bë njeriu i parë që kreu një fluturim orbital, duke hyrë kështu në mit, aq shumë sa që që atëherë kjo datë në Rusi festohet si Dita e Kozmonautëve.
Këtë zbulim e bënë gazetarët e një radioja në Moskë, që i kërkoi Roscosmos të jepte shpjegime për këtë gjë.
‘’Agjensia ruse e hapësirës me shumë siklet, u kufizua për të komentuar’’, raportoi RT, duke theksuar se faqja e re ka nevojë për një “shënjestrim më të mirë’’./ /os/ a.jor.












