TIRANË, 25 Shkurt ATSH/ – “Ylli” i “Manchester City”, Aymeric Laporte ka rinovuar kontratën deri në vitin 2025.
Mbrojtësi francez, brenda pak muajsh, është shndërruar në shtyllë të mbrojtjes së Pep Guardiolës, duke qenë një titulluar i padiskutueshëm.
24-vjeçari u transferua në Angli verën e vitit 2018 nga spanjollët e “Athletic Bilbao”.
Për shërbimet e tij, “Manchester City” i pagoi klubit bask klauzolën e lirimit nga kontrata, në shumën 65 milionë euro.
/gj.m/ /a.g/














