Ballina Flash

Të rinjtë shkodranë me Akademi të Lidershipit

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ – Një mundësi e mirë për të orientuar të rinjtë që kanë dëshirë të përfshihen në jetën publike me synimin e krijimit të një lidershipi të së nesërmes.

Ishte kjo ideja e projektit më të ri të Qendrës Rinore “Arka” me hapjen e Akademisë së Lidershipit Rinor.

Në promovimin e saj, ishte i pranishëm zv.ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Robert Wilton, kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, kryetarja e Këshillit të Qarkut, Greta Bardeli, intelektualë të njohur dhe sigurisht, shumë të rinj.

Ademi, Bardeli dhe Wilton kanë folur para të rinjve duke u përcjellë eksperiencat personale dhe duke i ftuar të bëhen pjesë e nismës së Qendrës Rinore “Arka”./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKanada/ Rruga në Regina, që do t’i vendoset emri “ALBANIANS”
Artikulli tjetërJose Mourinho nuk do të kthehet më në Premier League